Nxënësit në shkollat fillore të Strugës nga sot janë kthyer në mësim, pasi që EVN ua ka lëshuar rrymën elektrike, pas arritjes së marrëveshjes mes Komunës së Strugës dhe EVN-së për pagesën e kësteve të faturave.
Drejtori i SH.F. “Josip Broz Tito, Toni Savevski, ka informuar se sot paradite kanë fituar rrymë elektrike.
Në sektorin e arsimit të Komunës së Strugës është deklaruar Surija Rushiti, ka informuar se dje me EVN-në kanë nënshkruar marrëveshje që borxhin ta paguajnë në këste.