Site icon PORTALB

9,2 milion euro për rekonstruksionin e fasadës së Qeverisë

Intenzivisht po punohet në fasadën e Qeverisë. Në pjesën e sipërme janë venduar 6 skulptura njerëzish dhe një skulpturë me luanë, transmeton Portalb.

Rekonstruksioni i pamjes së jashtme të fasadës ka filluar në muajin prill vitit 2013 dhe është pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Punët ndërtimore po i kryen kompania “Bauer”, ndërkaq për këtë rekonstruksion janë ndarë 9,2 milion euro.

Fasada e Qeverisë ka qenë e zgjedhur pas një ankete publike, ku kanë qenë të ofruara 5 zgjidhje ideore. Idenë e përpunuan arkitektët Zharko Caushevski dhe Filip Bogatinov./Portalb

Exit mobile version