Site icon PORTALB

Tensione në Bregun Perëndimorë, plagosen 99 persona

Foto ilustrim- Tensione në Bregun Perëndimor

Në përleshjet mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve që ndodhën në Bregun Perdëndimor u plagosën 99 persona, raporton Anadolu Agency.

Në deklaratën me shkrim të gjysmëhënës së kuqe të Palestinës, theksohet se nga 99 të plagosurit, 10 prej tyre janë qëlluar me plumba të vërteta, ndërsa 189 persona janë ndikuar nga gazi lotësjellës.

Në deklaratë u theksua se përleshjet më të ashpra kanë ndodhur në Ramallah dhe Eriha, ku palestinezët kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi, ndërsa ushtarët i kanë qëlluar me plumba të vërteta dhe plastike, gaz lotsjellës dhe me ujë.

Në ndërkohë Radioja shtetërore e Izraelit lajmëroi se në qytetin Petah Tikva një i ri palestinez e ka goditur me thikë një hebre.

Në gazetën Yediot Ahranot u theksua se palestinezi i ri është arrestuar dhe se është nga qyteti El-Halil.

Izraeli, për shkak të festave hebreje ndonjëher ndalon tërësisht e ndonjëher pjesërisht hyrjen e palestinezëve në xhaminë Al-Aksa, për këtë shkak prej datës 13 Shtator në Jerusalem dhe në qytetet e Bregut Perëndimor ngiten tensionet. Policia izraelite prej datës 27 Shtator nuk i lejon muslimanët ndër moshën 50 vjeçar të hyjnë në xhaminë Al-Aksa.

Në përleshjet e ndodhura në rajon mes izraelitëve dhe palestinezve kohë pas kohe ndodhin vdekje, lëndime dhe arrestime.

Exit mobile version