Site icon PORTALB

Stoltenberg: NATO e gatshme të mbrojë Turqinë

Shqipëria ndan 518 mijë euro për ndërtimin e selisë së NATO-s

NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se NATO është e gatshme të mbrojë kundër çdo kërcënimi të gjithë anëtarët e saj duke përfshirë edhe Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg, ka folur për gazetarët para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s i cili mbahet në Bruksel.

Jens Stoltenberg, tha se: “NATO është e gatshme të mbrojë shtetet aleate nga çdo kërcënimi. Edhe Turqia është një prej këtyre vendeve”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar ndër të tjera se “kanë shqetësime” në lidhje me aktet e Rusisë në Siri.

Mësohet se në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s do të diskutohet kriza në Siri dhe sulmet e Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kishte pretenduar më parë se shkelja e hapësirës ajrore turke nga avionët rusë me 3 tetor ka qenë për shkak të “kushteve të këqija të motit”. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në deklaratën e tij të mëparshme kishte thënë se për shkak të kohës së gjatë të shkeljes së hapësirës turke nga Rusia kjo shkelje “nuk dukej si aksidentale”.

Exit mobile version