Site icon PORTALB

Mustafa: Brenda 30 nëntorit përmbushen kriteret për liberalizimin e vizave

Isa Mustafa

Isa Mustafa, kryeministri i Kosovës ka premtuar se deri më 30 nëntor do të përmbushen të gjitha kriteret e mbetura, sa i përket liberalizimit të vizave.

Sipas Mustafës, pas përmbushjeve të kritereve Bashkimi Europian nuk ka arsye të mos marrë një vendim pozitiv për qytetarët e Kosovës, sa i përket lëvizjes së lirë në vendet e zonës “Shengen”.

Në mbledhjen e qeverisë në kuadër të raportimit për vizitën në Nju Jork, kryeministri kosovar u shpreh: “Unë ju garantoj, që do të punohet shumë për këtë. Janë më tepër çështje teknike që do t’i adresojmë dhe jam i bindur se, s’ka arsye që BE-ja të mos reflektojë në datën e liberalizimit të vizave për Kosovën”.

“Delegacioni ka qenë më i vogël se herët e tjera dhe kjo është bërë pikërisht për të qenë sa më racional në shpenzimin e buxhetit”, u shpreh Mustafa duke komentuar shkrimet në media se, qeveria edhe këtë herë është përbërë nga një delegacion i madh, duke shpenzuar kështu pa kujdes fondet publike.

Exit mobile version