Site icon PORTALB

Arrestimet, Gjuriq kërkon mbledhje urgjente të qeverisë

Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Gjuriq ka thënë se do të kërkojë nga kryeministri Aleksandër Vuçiq mbledhje urgjente të Qeverisë serbe për arrestimin e serbëve në Brezovicë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë , Marko Gjuriq ka thënë se do të kërkojë nga kryeministri Aleksandër Vuçiq mbledhje urgjente të Qeverisë serbe për arrestimin e serbëve në Brezovicë dhe përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO.

Gjuriq iu tha gazetarëve në Bruksel se njësitë e Policisë së Kosovës arrestuan sot pesëmbëdhjetë serbë në Brezovicë.

“Këtë mëngjes, pak pas orës dhjetë, njësitë e armatosura të Policisë së Kosovës ROSU kanë hyrë në Parkun Nacional “Sharri” në Brezovicë ku arrestuan të gjithë punëtorët që gjetën atje,” tha Gjuriq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Bruksel, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Exit mobile version