Site icon PORTALB

Nick Gordon: Nuk jam vrasës

Nick Gordon

Nick Gordon thotë se familja e Bobbi Kristina është duke e portretizuar atë si një vrasës dhe person jashtëzakonisht te keq, deri në atë pikë sa ai do ta ketë të vështirë ta fitojë një gjykim te drejtë nëse do të ndiqet penalisht, transmeton Klan Kosova.

Gordon në dokumentet zyrtare  të siguruara nga TMZ-ja ka thënë se familja Brown po e dëmton imazhin e tij, pasi e kanë portretizuar si: vrasës, dhunues të femrave, joshës të femrave të reja të bardha, hajdut, një njeri i nxitur nga përfitimet monetare dhe një kimist i aftë për të bërë një koktej helmues.

Gjëja e rëndësishme për Gordon – ai thotë se e ka të drejtën të qëndrojë i heshtur, dhe rasti civil do ta detyronte atë që t’i përgjigjet pyetjeve që do të mund të përdoren kundër tij nëse kallëzimet penale ngriten.

Exit mobile version