Site icon PORTALB

Nxehet situata: “Brigadat e Kuqe”, lirojeni Ballistin, ose s’ka ndeshje!

Brigadat e Kuqe

Brigadat e Kuqe kanë dhënë ultimatum për lirimin e Ismail (Ballist) Morinës, si dhe kanë kërcënuar se serbëve do u bëhet pritja që meritojnë, si armiq tanë.

Ministri e Brendshme ka bërë të ditur se është duke hetuar këto kërcënime që janë shpërndarë me email nëpër media të ndryshme.

Ata kanë kërkuar edhe lirimin e Morinës dhe shokëve të tij, duke thënë se u vjen keq për arrestimin e tij ndërsa kanë akuzuar për spiunim nga UDB-ja dhe qarqe antishqiptare.

Brigadat e Kuqe thonë se ky është një manipulim që do po bëjnë Edi Rama, Armando Duka, etj.

“Pavarësisht masave ne do e tregojmë veten. Serbëve do iu bëhet pritja që meritojnë. Pritja e serbëve, siç e meritojnë armiqtë tanë. Do ti tregojmë botës se jemi shqiptarë”, kanë shkruar në emailet e tyre Brigadat e Kuqe.

Ata kanë kërcënuar se nëse do të ndërhyhet do të ketë gjakderdhje.

“Nëse ndërhyni mbi ne do ketë gjakderdhje. Nuk na shkel njeri, jemi shqiptarë ja vdekje, ja liri!”, shkruajnë ata.

Exit mobile version