Disa mijëra qytetarë u tubuan në Central Park të New York-ut, për të kremtuar ditëlindjen e 75-të John Lennon-it, muzikanti legjendar dhe anëtar i grupit të njohur anglez “Beatles”, ku tentuat të thyejnë edhe një rekord botëror, raporton Anadolu Agency (AA).
Fansat janë kënaqur me muzikën dhe këngët e “Beatles”, ndërsa shumica e tyre mbanin veshur rroba të cilat kujtonin ditën e famës së madhe të këtij grupi.
Në kremtimin e ditëlindjes së Lennon-it ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij 82 vjeçare Yoko Ono.
Kulmi i kësaj mbrëmjeje duhej të ishte thyrja e rekordit Guinnes me formimin e “simbolit më të madh njerëzor të paqes”.
Organizatori i kësaj ngjarje nga helikopteri numëroi pjesëmarrësit në formimin e simbolit të paqes dhe njoftoi se kishte mbi 2.000 pjesëmarrës, megjithatë nuk janë të mjaftueshëm për të hyrë në librin Guinnes të rekordeve, por kjo nuk i dekurajoi pjesëmarrësit për të vazhduar me argëtimin.
John Lennon ka lindur më 9 nentor të vitit 1940 në Liverpool. Është rritur i ndarë nga prindërit tek tezja. Në fëmijëri ka treguar prirje për vizatim, por megjithatë shkoi në botën e muzikës dhe që në moshën 15 vjeçare formoi grupin e parë “The Quarryman”, pastaj dy vite më vonë së bashku me Paul McCartney formoi grupin “The Beatles”, i cili u shndërrua në grupin më të popullarizuar muzikor. Grupi u shpërnda në vitin 1970, ndërsa Lennon vazhdoi solo karrierën deri më 8 dhjetor të vitit 1980 kur gjatë kthimit nga incizimi i albumit para ndërtesës Dakota u vra nga Mark David Chapman.