Në një konflikt të ashpër në veriperëndim të Nigerisë mes ushtrisë së këtij vendi dhe militantëve Boko Haram theksoeht se janë vrarë 50 militantë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në informacionet e dhëna për gazetarin e AA-së nga burime të ushtrisë thuhet se gjatë operacionit të ndërmarrë pasi gati 200 militantë të Boko Haram sulmuan fshatin Goniri u vranë 50 militantë të Boko Haram dhe 9 ushtarë.
Ndër të tjera theksohet se gjatë konfilkteve janë ndaluar edhe disa militantë si dhe janë shkatërruar 16 mjete dhe janë konfiskuar një sasi e madhe armatimesh..
Ndërsa zëdhënësi i ushtrisë nigeriane Sani Usman nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.