Veliu: Koalicioni opozitar e ka humbur rrugën

Agim Veliu, kryetari i Komunës së Podujevës i ftuar në lidhjen direkte të emisionit Ora e Fundit nè Klan Kosova, ka folur për Ditën e Mjedrës që po shënohet në këtë komunë dhe për gjuajtjen me vezë të kryeministrit Isa Mustafa, nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje .
Veliu ka thënë se gjuajte me vezë e kryeminsitrit Isa Mustafa nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është forma e zgjedhjes së probleme në Kosovë.

“Lufta duhet të bëhet përmes rrugëve politike e demokratike. Unë vazhdoj me mendu se ata janë horra. Pikë së pari ajo nuk është në traditën e njerëzve, sepse sot ishte një festë dhe ata nuk është dashur të prishin festën”.

Ndërsa i pyetur për koalicionin PDK-LDK ka thënë se ata do ta çojnë mandatin e tyre deri në fund.

“Kolacioni opozitar e ka humb rrugën. Ata as vetë nuk janë duke menaxhuar me punët dhe kërkesat e tyre. Ata tash kanë dal më kërkesën që duan zgjedhje, sepse kanë mbet jashtë pushtetit dhe po shihet se kanë inate personale këtë rast me kryeministrin”.

Veliu ka folur edhe për kultivimin e mjedrës në Podujevë, i cili ka thënë se tash e disa vite kultivuesit mbështeten nga Komuna dhe nga USAID.

Lajme të ngjashme

Back to top button