Site icon PORTALB

Debati për testimin ekstern vazhdon sot

Parlamenti i RM-së

Parlamenti i RM-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite e djeshme ka ndërprerë debatin rreth propozim-ndryshimeve të Ligjit për arsim fillor, të parashtruar nga ana e opozitës. Debati, siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski vazhdon sot.
Gjatë debatit të djeshëm, deputetët e LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së kanë parashtruar qëndrime të kundërta në raport me testimin ekstern.
Njëra palë ka kërkuar pezullim të testimit me justifikimin se me këtë nuk përmirësohet cilësia e arsimit, ndërsa të tjerët konsiderojnë se bëhet fjalë për koncept të mirë, i cili u mundëson të gjithë nxënësve të vlerësohen me kritere të njëjta.

 

Exit mobile version