Site icon PORTALB

Disa pjesë të Qendrës dhe Gazi Babës nesër pa energji elektrike

Për shkak ndërhyrjeve që do ti bën EVN-Maqedoni, të hënën disa lagje të Shkupit dhe fshatrat Inxhikovë e Nikishtan do të mbeten pa furnizim me energji elektrike në disa periudha kohore.

Foto ilustrim

Shfrytëzuesit e rrugës “Todor Aleksandrov” në komunën Qendër nesër prej orës 8:30 deri në orën 11:30 do të mbesin pa energji elektrike.

Prej orës 9 deri në orën 15 do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Bllagoja Stefkovski” në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Maxhari” në komunën Gazi Babë, ndërsa prej orës 12 deri në orën 15 edhe shfrytëzuesit e rrugës “Partenie Zografski” në komunën Qendër.

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jetë edhe një pjesë e Çarshisë së vjetër të Shkupit, ndërsa prej orës 9 deri në orën 11 edhe stacioni hekurudhor Zelenikovë.

Ashtu siç informon Qendra rajonale për menaxhim me krizat të qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e punëve teknike në elektro sistem nga ana e ekipeve të SHA EVN Maqedoni.

Exit mobile version