Site icon PORTALB

Stoltenberg: Shkelja e hapësirës ajrore turke nga Rusia nuk duket si aksident

Jens Stoltenberger, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se “Shkelja e hapësirës ajrore turke nga ana e Rusisë nuk duket si aksident”, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg, i cili dha deklaratë gazetarëve në Bruksel, bëri thirrje që mos të përsëritet shkelja e hapësirës ajrore turke, e cila u shkel dy herë në fundjavë.

Stoltenberg theksoi se është i “shqetësuar” me veprimet e Rusisë në Siri dhe tha se “Avionët rusë nuk qëllojnë vetëm DAESH-in, por pamë që i sulmuan edhe grupet e ndryshme të opozicionit dhe shumë civilë humbën jetën”.

Stoltenberg: “Forcat ruse tashmë janë prezente në Siri dhe është vërejtur shtim i numrit të tyre, por nuk mund të flasim për numra. Kanë trupa tokësore, ajrore dhe trupa detare. Kemi vërejtur se Rusia ka shtuar forcat ushtarake. Kjo është ajo që kemi parë në javët e fundit”

Exit mobile version