Lumit Bregallnica që kalon nëpër Shtip është ngjyruar me të kuqe, gjatë pasdites të së shtunës deri sot pasdite, në vendin ku ka qenë fabrika e dikurshme “Makedonka”.
Shoqëria për Sporti dhe Peshkim “Bregallnia”-Shtip e kanë lajmëruar, Vlladimir Çerkezovin inspektorin shtetëror për mjedis jetësor, i cili i ka marrë disa mostra nga lumi dhe menjëherë i ka dërguar për analizë në Shkup, njofton A1.on.
“Nuk kemi të regjistruar ngordhje të peshqve, por është e mjerueshme që i gjithë Shtipi pi ujë të ndotur, të cilën e kanë vërtetuar në ish fabrikën e tekstilit “Makedonka, kjo nuk është hera e parë”, thotë Dimitrov.
Inspektori shtetëror për mjedis jetësor, thotë që në rrethin e fabrikës së dikurshme “Makedonka” ka katër fabrika që punojnë më ngjyrosjen e materialeve.
“Kush është fajtori nuk e dimë. Nuk ka ndotje të lumit Bregallnica, të vetmen gjë që e dimë është se është e ndaluar të lëshohen materie për ngjyrosje në lumin Bregallnicë”, thotë Çerkezov.
Ai ka theksuar se mostrat e ujit janë dërguar, ndërkaq në afat prej shtatë ditëve pritet që të fitojnë analiza, me të cilën do të vërtetohet se cili instalacion lëshon ngjyrë në ujin e Lumit Bregallnica.