Site icon PORTALB

Edhe “lajm” i vjetër, edhe “lajm” i rrejshëm

Problemi me artikullin që i nënshtrohet këtij recensioni qëndron në atë se lajmi që e plason është i vjetë më shumë se një vjet. Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Mirëpo në qoftë se gazetari do të ishte përpjekur të kërkojë pak nëpër internet, do ta shihte se nuk bëhet fjalë për ngjarje të vërtetë.

Linku deri te artikulli origjinal: KOREJA E VERIUT BËRI ÇUDI: Vendi i parë i cili me sukses dërgoi njeri në Diell dhe pastaj e ktheu në tokë!!

Data dhe koha e publikimit: 26.09.2015

Data e recensionit: 30.09.2015

Recensuese: Аna Аnastasovska

“Agjencia shtetërore e Koresë Veriore sot njoftoi se pikërisht ata, për herë të parë në historinë e njerëzimit e kanë dërguar njeriun e parë në Diell. Siç thekson agjencia koreano-veriore, astronauti Hung Li Gong rreth orës 3.00 ka zbritur në diell në një raketë të dizajnuar në mënyrë speciale.”

Kur e futëm titullin e këtij teksti në Google, e pamë e lajmi i njëjtë është publikuar para më shumë se një viti edhe atë në ueb-faqen “Оkno“. Domethënë, nuk bëhet fjalë për lajm të ri dhe për diçka ekskluzive. Ajo që është edhe më interesante është se bëhet fjalë për para-lajm, gjegjësisht lajm të trilluar. Mirëpo, gazetari në këtë rast ka harruar ta përmendë këtë, ose nuk e ka vërejtur se bëhet fjalë për lajmë të tillë, të ashtuquajtur “qepë”.

Sikur autori i këtij teksti të ishte përpjekur pak, do ta shihte se me lajmin e këtillë, para një viti e gjysmë janë mashtruar edhe shumë media të huaja. Siç ka publikuar ueb-faqja thejournal.ie më 25 janar 2014, “mediat u mashtruan me storjen për raketën koreano-veriore në Diell”.

Në fakt, lajmi buron prej një ueb-faqeje satirike irlandeze.

Detyrë themelore e gazetarit është t’i verifikojë informatat që i publikon, se a janë ato të vërteta ose jo. Është e qartë se autori i këtij teksti nuk e ka verifikuar informatën, kështu që lexuesve u ka ofruar një lajm të vjetër, edhe atë para-lajm.

Exit mobile version