Site icon PORTALB

Asnjë emër nuk do të jetë më ‘i padukshëm’, çfarë do ndryshojë në Facebook?

Facebook me ndryshime të reja

Facebook me ndryshime të reja

Pritet që pas pak ditësh Facebook ta pezullojë rregullin e vetësisë (privacy settings), i cili u lejon përdorueseve të mos identifikohen nga “miq” apo përdorues të tjerë kur i kërkojmë në makinat e kërkimit të Facebook dhe Google.

Sipas deklarimeve të zëdhënësit të shërbimit të Facebook, këtë rregull e përdor vetëm 10% e anëtarëve, të cilët do të njoftohen me anë të një mesazhi sapo ky rregull të ç’fuqizohet. Kështu që nga ai moment e më pas, emrat e këtyre përdoruesve do të jenë detyrimisht të “dukshëm” në makineritë e kërkimit të Facebook dhe Google.

Zëdhënësi i Facebook, shpjegon se ky rregull (ligji për privatësinë) eksiton që në momentin kur rrjetëzimi i përdoruesve bëhej me anë të profilit të tyre dhe jo sipas materialit që ata publikojnë, siç ndodh sot. 

Ndërsa kaq, këto emra të “padukshëm” –sekret-, ishin të dukshëm vetëm nëpërmjet njoftimeve, statuteve, si të tyret po ashtu edhe të miqve.
Kështu që më shumë dikush duhet t’i jap rëndësi përbërjes së materialit që dikush publikon, që jo të gjithë të kenë qasje, duke menaxhuar se kush mund ta shikojë atë.

Exit mobile version