Site icon PORTALB

Jemen, merren peng dhjetëra anëtarë të Lëvizjes Husi

Anëtarë të Lëvizjes Shiiite Ensarullah (Husi)

Anëtarë të Lëvizjes Shiiite Ensarullah (Husi)

Bëhet e ditur se Forcat e Rezistencës Popullore, mbështetës të Presidentit Abdurabbu Mansur Hadi në qytetin Marib kanë marrë peng afërsisht 50 anëtarë të Lëvizjes Shiiite Ensarullah (Husi), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e fiseve theksohet se në konfliktet mes Forcave të Rezistencës Popullore dhe Husive gjatë operacioneve të mbështetura nga forcat e koalicionit për të shpëtuar kodrinën Et-Talatu’l Hamra në rajonin Ez-Zur që ndodhet në hyrjen lindore të rajonit Survah në qytetin Marib, mësohet se nga pala e Husive janë marrë peng afërsisht 50 persona prej tyre.

Ndër të tjera theksohet se të plagosurit mes pengjeve janë dërguar për mjekim në spital.

Ndërsa në anën tjetër njoftohet se ushtria kombëtare dhe Forcat e Rezistencës Popullore mbështetës të Presidentit Hadi kanë marrë nën kontroll një kamp të Husisve në perëndim të qytetit, i cili përdorej si depo armësh dhe terren trajnimi. Burimi ushtarak gjithashtu bën të ditur se ky ishte kampi i fundit i Husive në rajon dhe se tashmë rruga deri në kryeqytetin Sana është e hapur.

Exit mobile version