Miq të dashur,
Dje si duket BDI ,përmes zëdhënësit të sajë të nderuarit Bujar Osmani, si duket dëshiron të konvertoj edhe teoritë politike në favorin sajë. Bile edhe më shumë , të bëjë konvertim të fjalorit të gjuhës shqipe se çka na qenka FRAKSIONI në një parti politike. Sipas zëdhënësit dhe BDI-së , “UNITETI” nuk qenka fraksion në parti por bëhet fjalë për regjistrim të një subjekti të rri politik, kurse BDI-ja qenka më kompakte se kurë më parë.
Miq të dashur, një grup i organizuar apo spontan në një parti politike që mendon më ndryshe nga vija e partisë për çështje konkrete dhe për te angazhohet haptas në organet e partisë është FRAKSION. Ka parti moderne që këtë edhe e mundësojnë bile me statutin e partisë që fraksioni ka të drejtën e veprimit brenda partisë. Në fakt ,protagonistët e “UNITETIT” paskan qenë fraksion në parti, duke etabluar mendimet e tyre, mbase edhe në kongresin tematik të BDI-së, shumë kush kishte diskutime brilante lidhur me devijimet e BDI-së gjatë kësaj dekade nga synimit për barazi të shqiptarëve, por ata diskutime u nënvlerësuan në atë kongres me renat dhe mashtrimet e gjoja integrimit nga ana e Musa Xhaferit dhe Fatmir Besimit.
Kualifikimi i parë me paraqitjen e këtij fraksioni për themelim të partisë së re ndaj lidershipit të BDI-së ishte se ata janë vasal të VMRO-DPMNE-së dhe se një dekadë po mashtrojnë shqiptarët për gjoja integrimet e vendit në BE dhe NATO. Prononcimi kundërthënës se BDI nuk paska drojën e dëmtimit të saj për nga votat por paska drojën e fragmentarizimit të votës së shqiptarëve , të bën të mendosh se vërtetë sa kjo parti ishte angazhuar për barazinë e shqiptarëve në Maqedoni, apo angazhimi i lidershipit ka qenë i fokusuar në barazimin me pasuri kriminale të dinastive të tyre familjare.
Sugjerimi “xhentëlmen” i Bujar Osmanit për bashkimin e opozitës që të mos fargmentarizohet vota e shqiptarëve gjithsesi është një fragment cinik i romanit të mashtrimeve të lidershipit të BDI-së.