Site icon PORTALB

Roli i kripës në dhimbjen e kokës

Kripa

Përdorimi i tepërt i kripës ka një ndikim të madh dhe në dhimbjet e kokës. Nëse dëshironi të keni sa më pak dhimbje koke është e rëndësishme që reduktoni përdorimin e kripës në ushqime.

Sipas ekspertëve reduktimi i sasisë së kripës zbeh dhimbjen e kokës për shkak se ul presionin e gjakut. Por edhe te personat të cilët nuk kanë shfaqur probleme me presionin e gjakut, u vu re një reduktim i shfaqjeve të dhimbjes së kokës, me reduktimin e sasisë së kripës së marrë, transmeton albeu.com.

Në studim u përfshin 400 persona të cilët iu nënshtruan një diete me pak yndyrë dhe të pasur me fruta dhe perime, ku gjatë gjithë ditësh konsumonin nga rreth 9 gramë kripë në ditë që është mesatarja e konsumit në SHBA, dhe e cila u reduktua në gjashtë gramë.

Exit mobile version