Site icon PORTALB

Hakerat i vjedhin 5 mijë dollarë duke e mashtruar me e-mail

Sadik Milkurti, 52-vjeçari nga Burreli

Ka mjaftuar një e-mail se ishte fituesi i një llotarie, dhe kontakti me dërguesit e ka bërë pre të një mashtrimi që i ka kushtuar 5 mijë dollarë.
Sadik Milkurti, 52-vjeçari nga Burreli, ka treguar historinë e ti në emisionin “Me zemër të hapur”, ku rrëfen mënyrën sesi hakerat e kanë mashtruar e më pas vjedhur.

Edhe pse e ka denoncuar rastin në polici, ende nuk është bërë gjë për çështjen e tij, pasi krimi kibernetik është edhe më i vështiri dhe i ndërlikuari për t’u ndjekur.

Me krimin në internet është më e vështirë për policinë të ndjekë një “kriminel” të vetëm. Në vendin tonë pak është folur për krimin kibernetik edhe pse një pjesë e mirë e njerëzve kanë rënë preh e këtij krimi, dhe jo pak njerëz kanë marrë të paktën një herë një e-mail të kësaj natyre në posten e tyre elektronike.

Policia e Shtetit së bashku me drejtësinë e ka tejet të vështire për të kapur kriminelin, dhe e gjitha vjen si pasojë e mos specializimit për këtë lloj krimi.

Në Shqipëri janë të paktë personat, por mos thënë 4 ose 5 specialistë enkas për krimin kompjuterik.

Dhe këtë vështirësi e ka hasur më shumë se 4 vjet dhe personazhi ynë, Sadik Milkurti nga Burreli, i cili është viktimë i internetit.

SI NDODHI MASHTRIMI

Gjithçka nisi në 2 shtator të vitit 2011, ku në orët e mbrëmjes një mesazh mbërrin në celularin e Mulkurtit ku shkruhej se jeni fitues i 720 mijë paund në një nga rrjetet me serioze në Angli siç është BBC.

U ndje milioner, ku emocionet nuk mund t’i shpjegonte, dhe një ditë pas atij mesazhi ai filloi të komunikoje me anë të e-mail, me hakerat, pa e ditur që ata ishin të tillë.

Endrrat vazhdonin të thureshin për Sadik Milkurtin nga Burreli, ku vetëm pas disa kohesh do të kuptonte se kishte rënë preh e krimit kibernetik. Një person me emrin Nicolars MILLER i dërgon një e-mail ku e njofton se duhet te paguante 540 paund për të plotësuar dokumentacionin.

Pas pagesës së parë zotërisë i është kërkuar një certifikatë anti-terrorizmi ku ka paguar dhe 604 euro të tjera me destinacion Nigerinë. Në vetvete Sadiku ishte i sigurte dhe e ndjente veten milioner.

Por pagesat nuk ndaluan këtu, atij iu kërkua të paguante dhe 760 euro në 31 tetor të 2011 për zhdoganimin e doganës ECOWAS, që edhe vetë ai nuk i kuptonte këto pagesa, por ishte i lumtur momentin kur do të merrte shumën që i kishin premtuar.

Në total Sadik Milkurti harxhoi 5 mijë dollarë dhe personat nuk i takoi kurrë.

Aty ku nisi të humbte shpresat. Një tjetër sms mbërrin në celularin e tij, por këtë herë me numër shqiptar, ku një person prezantoj si shef i një banke në Tiranë i shkruan:

“Zoti MILKURTI fondi juaj prej 700 mijë paundesh së shpejti do të jenë në llogarinë tuaj. Duhet të kontrolloni llogarinë tuaj pranë bankës “POPULLORE” të Tiranës. Nr. I llogarisë 0198/88261000. Ju faleminderit për mirëkuptimin. Nga guvernatori i bankës popullore: Eduart FAQOLLI. Ju faleminderit për mirëkuptimin”.

Por ky numër llogarie nuk ekzistonte, as personi në fjalë, por pas pak ditëve një tjetër mesazh mbërrin në celular.

“Zoti Milkurti, ku je që nuk u paraqite sot pranë zyrave tona?”

Dhe në datën 30 nëntor fantazma e internetit Eduart Faqolli i shkruan.

“Zoti Milkurti, për momentin llogaria juaj është tërhequr mbrapsht nga banka Angleze. Ju faleminderit. Nga E. Faqolli”

Sadiku ka bërë denoncimin në polici dhe ruan çdo e-mail që ka dërguar dhe ka marrë për afro 3 muaj, por askush nuk ja ka marrë përsipër çështjen. /BW/

Exit mobile version