Rizzoli do ta drejtojë ndeshjen Shqipëri – Serbi

Arbitri italian Nicola Rizzoli do të jetë njeriu i ngarkuar për të gjykuar sfidën e shumë pritur Shqipëri -Serbi.

Gjyqtari nga Bolonja njihet si një ndër gjyqtarët më të mirë në botë, i cili ka mbajtur ndeshjen finale Argjentinë – Gjermani në 2014-ën dhe finale e Ligës së kampionëve në 2013-ën.

Italiani 43-vjeçar ka qenë një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2007. Më parë drejtoi finalen e “Europa League” mes Atletico Madrid dhe Fulham në vitin 2010, gjithashtu ka gjykuar në Europianin e 2012-ës, në Poloni dhe Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Back to top button