Vuçiq s’ka vendosur nëse do të shkojë në ‘Elbasan Arena’

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se akoma nuk e di nëse do të jetë i pranishëm në ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Vendimin e tij lidhur me shkuarjen ose jo në Shqipëri, Vuçiq ka njoftuar se do ta bëjë të ditur nesër, shkruan ‘Vecernje novosti’, transmeton ‘Koha.net’.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më herët kishte ftuar kryeministrin serb për ta shikuar së bashku ndeshjen. Atëherë Vuçiq kishte thënë se do të shkonte në Elbasan.

Lajme të ngjashme

Back to top button