Kjo është marrëveshja për trashëgiminë e Robin Williams
Robin Williams tashmë mund të prehet i qetë, pasi është arritur marrëveshja për trashëgiminë. Vejusha e aktorit të ndjerë Robin Williams dhe tre fëmijët e tij, kanë gjetur një marrëveshje për trashëgiminë.
Sipas avokatit të vejushës Susan Schneider Williams, asaj i kalon vila në plazh në San Francisco dhe do të marrë një pagë mujore deri në vdekje.
Gjithashtu ajo mund të mbajë edhe dhuratat e martesës, një orë dhe një biçikletë shumë të shtrenjtë të ish-bashkëshortit. Ndërsa tre fëmijëve, Zachary i lindur nga lidhja me Valerie Velardi dhe Zelda e Cody, të lindur nga raporti me Marsha Garces, do t’iu kalojnë objekte të tjera personale. Marrëveshja mes tyre pritet të zyrtarizohet nga gjykata, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera.