Java e parë e këtij muaji, gjegjësisht nga sot 05.10.2015 deri në mbarim të kësaj jave njihet si java botërore e fëmijëve, e cila duhet shënuar me disa aktivitete për fëmijë nga organizatat e ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare në vendin tonë.
Pasi që e dimë se fëmijët janë ardhmëria e këtij vendi dhe e gjithë shoqërisë institucionet qeveritare dhe joqeveritare duhet të angazhohemi maksimalisht që gjate kësaj jave të organizohen manifestime të ndryshme, vizita e institucioneve dhe puna e tyre, vizita e institucionit ligjdhënëse në vend, vizita e muzeve, dalja në ambiente natyrore në mënyrë të organizuar dhe aktivitete të tjera me qëllim që fëmijët këtë javë ta mbajnë mend dhe të kenë njohuri se pse manifestohet si java botërore e fëmijëve.