Site icon PORTALB

Korrupsioni dhe liria e mediave në raportin e KE-së, nuk mungon rekomandimi

Bashkimi Europian

Bashkimi Europian

Në Raportin për progresin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së, do të vazhdojë të mbetet edhe më tutje rekomandimi për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, por në të do të përfshihen edhe çështja e lirisë së mediave dhe korrupsioni. 

Kriza politike që pasoi në Maqedoni pas ngjarjeve në parlament që ndodhën nga fundi i vitit të kaluar tregoi ndarje të thellë midis partive politike, duke ndikuar në funksionimin e Parlamentit dhe demonstroi nevojë për politikë konstruktive në interes kombëtar”.  Kshtu shkruan në raportin e Komisionit Europjan për Maqedoninë që pritet të publikohet të mërkurën. 

Na raport thesohet se “gjatë miratimit të buxhetit për vitin 2013, largimi i dhunshëm i deputetëve opozitarë dhe i gazetarëve nga salla e parlamentit, rezultoi me atë që grupi më i madh opozitar ta bojkotojë Parlamentin dhe të kanoset me bojkotimin e zgjedhjeve lokale”. 

Më pas, KE thekson se qorrsokaku afatgjatë është zgjidhur me zbatimin e marrëveshjes politike të 1 marsit që përfshiu kthimin në Parlament të deputetëve opozitarë, pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, rekomandimet progresive nga ana e Komisionit për hetimin e ngjarjeve kuvendore, nënshkrimin e Memorandumit ndërpartiak për mirëkuptim në lidhje me qëllimet strategjike euro-atlantike të vendit dhe punën e mëtejme të reformave zgjedhore.

U potencua se ripërtëritja e dialogut midis Qeverisë dhe gazetarëve ka mbetur e paplotësuar, ndërsa se konsensusi për raportin e Komisionit për hetime ka treguar se është e mundur, me vullnetin politik edhe përmes dialogut dhe kompromisit, të gjenden zgjidhje konstruktive, por se rekomandimet e Komisionit për hetime duhet të zbatohen në tërësi.

Në lidhje me lirinë e të shprehurit, potencohet se “progresi në dialogun me mediat është në ngecje pas dëbimit të gazetarëve nga Parlamenti, ndërsa edhe krahas zhvillimit të kornizës ligjdhënëse, reputacioni i vendit për lirinë e mediave po përkeqësohet”.

Më pas, gjithashtu është theksuar se “mbyllja e një numri të madh të mediave viteve të fundit, gjithashtu e ka zvogëluar llojshmërinë e qëndrimeve të ndryshme me qasje deri te qytetarët”.

Exit mobile version