Dan Limaj është programuesi më i mirë i Ballkanit sipas CitiBank.
Programuesi i cili me pamjen e tij atraktive tërhoqi vëmendjen e mediave turke dhe për shkurt kohë arriti të jetë një model i suksesshëm nëbotën e modës, përsëri po “pushton” Ballkanin, por kësaj radhe si programues.
Duke u bazuar në statistikat e bankës botërore “CitiBank”, për gjysmë e parë të vitit 2015-të, në vendin e parë për programues në Ballkani, është gjetur pikërisht Ramadan Limaj, i cili jeton dhe punon në Maqedoni, por për shkak angazhimeve të tij, pjesën më të madhe të kohës e kalon jashtë kufijve të shtetit tonë. Vlera momentale e aplikacioneve të tij, të publikuara në “Play Store” dhe “App Store”, vlerësohet të jetë rreth 86 milion dollar, me tendencë të madhe për rritje edhe të mëtutjeshme.
Me qëllim që t’i përmbush gjitha kërkesat e klientëve, të cilët më në numër janë nga Australia, SHBA, Kanada dhe Anglija, Dan Limaj, ka të angazhuar 30 programues profesional, të cilët punojnë në mënyrë të organizuar 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ndryshe “CitiBank” është bankë online e gjigantit botërorë “Google”, dhe tani kompania e saj amë “Alfabet” i paguan mjetet deri tek shfrytëzuesit në mbarë botën, ndërsa kjo bën që statistikat e bankës të vlerësohen si shumë të besueshme dhe transparente.
Në periudhën e fundit, Limaj është i angazhuar rreth realizimit të ëndrrës së tij më të madhe, gjegjësisht krijimit të aplikacionit për “Android” për komunikim, i cili me inovativitetin e vet do të duhet të jetë konkret direkt i serviseve të njohura botërisht siç janë Facebook, Messenger, Viber, Skype, WhatsApp dhe SnapChat.
Dan Limaj, vitin e kaluar nënshkroi marrëveshje me një kompani gjigante turke për reklamimin e produkteve të saj, ndërsa vlera e asaj marrëveshje u vlerësua të jetë me mijëra euro. Kah fundi i vitit 2014-të, Limaj nënshkroi marrëveshje me Alek Naumovski dhe agjencinë e njohur të modës “Models In”, nga Shkupi, e cila kishte të drejtën ekskluzive për ta angazhuar atë në reklama në territorin e Maqedonisë.
Programuesi i suksesshëm i cili falë pamjes atraktive të tij me shpejtësi pushtoi botën e modës, e pamë edhe një kampanjë reklamuese për koleksionin vjeshtorë të kostumeve të punuara me dorë, nga brendi maqedonas “Signori”.