Po vazhdojnë bisedimet e grupeve punuese për rregulloren e zgjedhjeve, njofton “24Vesti”.
Sipas burimeve nga ekipi punues, ndërmjetësuesi Piter Vanhojt ka insistuar çështja e mandateve të diasporës të mbyllet sot, për shkak afatit kohor të shkurtër deri më 6 tetor për zgjidhjen e saj.
Deri atëherë duhet të dakordohen për përbërjen dhe detyrat e Komisionit shtetëror zgjedhor si dhe pastrimin e listës zgjedhore.
Sipas informative, partitë ndajnë qëndrime të ndryshme për çdo çështje, andaj që edhe kjo problematikë pritet të zgjidhet në momentin e fundit.