Site icon PORTALB

Merkel: Është i domosdoshëm aksioni ushtarak në Siri

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi se është e domosdoshme ndërmarrja e aksionit ushtarak në Siri, edhe pse, sipas saj, kjo nuk do të sillte ndërprerjen e luftës në këtë vend të Lindjes së Afërt.

“Kur bëhjet fjalë për Sirinë, këtë e them për herë të parë, është i domosdoshëm aksioni ushtarak. Ai nuk do të na çojë drejt zgjidhjes, por na nevojitet proces politik, i cili tani edhe nuk po zhvillohet mjaft mirë”, deklaroi Merkel në intervistën për radion gjermane Dojçlandfunk”.

Sipas Merkel, nëse dëshirohet zgjidhje për luftën qytetare, në bisedimet për të ardhmen e Sirisë duhet të kyçen edhe regjimi i presidentit sirian Bashar al Asad.

“Për gjetjen e zgjidhjes politike, nevojitet që përfaqësuesit e opozitës siriane dhe të atyre të cilët tani jetojnë në Damask, si edhe të tjerët, të realizojnë suskes të vërtetë në negociata”, konsideron Merkel.

Ajo theksoi se edhe krahas vendeve perëndimroe, ems të cilave edhe Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, rol të rëndësishëm në bisedimet për të ardhmen e Sirisë do të mund të luanin edhe Rusia, SHBA-ja, Arabia Saudite dhe Irani.

Merkel vlerësoi edje se nevojitet të ndërmerren masa për ndërprerjen e dhunës, e cila detyroi një numër të madh njerëzish ta braktisin Sirinë dhe të nisen drejt shteteve evropiane, duke e shkaktuar një nga krizat më të mëdha të refugjatëve në Evropë në dekadat e fundit.

Duke folur për krizën e refugjatëve, kancelarja gjermane në intervistë, theksoi se barrën nga pranimi i refugjatëve duhet ta ndajnë të gjitha vendet-anëtare të BE-së, sepse nuk duhet të lejohet që ajo të bjerë vetëm në tre-katër prej tyre.

Merkel me atë rast e hodhi poshtë kërkesën e partnerit të saj më të vogël të koalicionit, Unionit bavarez kristiano-social (CSU) për ndryshim të legjislaturës gjermane lidhur me ndarjen e azilit për refugjatët, duke cekur se Berlini nuk do ta ulë angazhimin e vet për kujdesin e atyre që kërkojnë azil.

Exit mobile version