Site icon PORTALB

Ademi: i pasur është ai njeri i cili ka shumë miq

Neziri dhe Ademi

Neziri dhe Ademi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi së bashku me Ambasadorin e Zvicrës dhe Holandës Stefano Lazarato dhe Voter Plomp dhe zëvendës Shefin e Misionit të OSBE – së, Mariane Berec, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin përvjetorit të evenimentit “ Së bashku ndërtojmë ura” .

Ademi me këtë rast theksoi se i pasur është ai njeri i cili ka shumë miq, të cilët i kupton edhe pse kanë gjuhë të ndryshme amtare dhe i përkasin bashkësive të ndryshme etnike.

“Vendi ynë është një shembull se si duhet të ndërtohet, kultivohet dhe respektohet multietniciteti. Projekti “Ndërtojmë ura” i cili realizohet nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, OSBE-ja dhe Ambasada e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë , kontribuon edhe më shumë në përforcimin e fondamentit të shoqërisë sonë. Përmes aktiviteteve të përbashkëta, ku përfshihen nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike dhe gjuhëve të ndryshme mësimore, rritet mirëkuptimi i ndërsjellët dhe integrimi i fëmijëve në mjediset shkollore” theksoi Ademi.

Në këtë eveniment morën pjesë më shumë se 700 nxënës nga 30 shkolla të cilët janë fitues të grandeve të fondit “ Ndërtojmë Ura”.

Exit mobile version