Site icon PORTALB

Depp: Më shqetëson karriera si modele e sime bije

Depp: Më shqetëson karriera si modele e sime bije

Aktori Johnny Depp nuk shprehet i kënaqur kur e pyesin në lidhje me përfshirjen e vajzës së tij në modë.

52 – vjeçari, shkruan prestigjozja britanike “The Telegraph”,  ka deklaruar se karriera e Lily – Rose në fushën e modës e shqetëson.

“Unë nuk prisja këtë nga vajza ime, aq më tepër në këtë moshë, por ajo e ka pasion, po kënaqet shumë, kështu që është zgjedhja e saj dhe Lily e di që mua do të më ketë gjithmonë pranë, ka thënë Depp.

Lily – Rose, nisi karrierën e saj në moshën 15 – vjeçare, ku sëbashku me të ëmën, Vanessa Paradis, teksa ishte e pranishme në shfaqjen e Chanel, mes yjeve si Beyonce, Julianne Moore, Pharrell Williams, etj, ra në sy për finesën që e karakterizon.

Ajo sot, 16 – vjeç është imazhi i syzeve të Chanel.

Exit mobile version