Site icon PORTALB

Gabimet që i bëni në skarë

Skarë

Gatimi në skarë mund t’ju duket i thjeshtë por ka disa turke që duhet t`i mësoni. Ja disa gabime që i bëni më së shpeshti:

1.Gatuani në skarë të papastër

Gjithmonë para gatimit pastroni skarën me një brushë ose me letër aullini

2.E lejoni ushqimin të kapet në skarë

Që ushqimi të mos kapet ju duhet ta lyeni skarën me çfarëdo yndyre apo vaji që ju preferoni para gatimit

3.E lejoni zjarrin të dalë jashtë kontrollit

Skara mund të ndizet në zjarr kur yndyra bie në gaca. Largojeni ushqimin anash skarës kur kjo të ndodhë dhe mbajeni afër një shishe me ujë që të fikni zjarrin nëse situata del jashtë kontrollit

4.Lejoni shtagat e drurit të marrin zjarr

Që shtagat e drurit ku ju vendosni ushqimi të mos marrin zjarr, lagni ato me ujë para se ta vendosni ushqimin në to

5.Vendosni salcë shumë herët

Salcat e grillit kanë sheqer dhe mund të ndizen në temperaturën e lartë të skarës. Që kjo të mos ndodhë vendosni salcën në 15 minutat e fundit të gatimit të mishit

6.Servoni ushqimin drejt nga skara

Shumica e ushqimeve kërkojnë të pushojnë pak minuta pasi të gatuhen në skarë që të jenë më të lëngshme dhe më të shijshme.

Exit mobile version