Site icon PORTALB

Humben kontakte me një avion në Indonezi

Humben kontakte me një avion në Indonezi

Një avion i vogël i kompanisë ajrore Aviastar i cili ishte nisur me 10 persona në bord nga Masamba për në Makassar në Indonezi ka humbur kontaktet, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Transportit, Julius Barata në një deklaratë në lidhje me çështjen tha se kontakti me avionin është ndërprerë 30 minuta para se të ulej në rajonin Makassar dhe se në avion ndodheshin 7 udhëtarë dhe 3 persona të ekuipazhit.

Autoritetet kanë njoftuar se në rajon kanë dërguar një ekip special për nisjen e kërkimeve të avionit i cili ka humbur kontaktet.

Exit mobile version