Site icon PORTALB

Air France do të largojë nga puna 2,900 punonjës

Air France

Kompania Ajrore kombëtare franceze Air France për shkak të krizës financiare gjatë viteve 2016-2017 ka planifikuar të nxjerrë nga puna 2 mijë e 900 punonjës të saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtuesit e sindikatës ku punonjësit e Air Francë jenë të anëtarësuar kanë njoftuar se kompania gjatë vitit 2016-2017 është përgatitur që të ndërpresë marrëdhëniet e punës me 300 pilotë, 700 punonjës të ekuipazhit të kabinës si dhe 1 mijë e 900 punonjës të tjerë.

Drejtuesit e Air Francë në një deklaratë të bërë mbrëmjen e ditës së djeshme duke treguar si arsyetim “kushtet e konkurrencës të cilat sa vijnë e vështirësohen” në kompani patën konfirmuar se kanë planifikuar të bëjnë shkurtime në numrin e personelit, por nuk patën njoftuar një numër të saktë.

Kompania e cila ka planifikuar të mbyllë edhe disa destinacine të cilat janë me humbje ka njoftuar gjithashtu se ajo fillimisht është duke bërë përgatitje për të nxitur personat që të largohen nga puna me dëshirën e tyre.

Exit mobile version