Dy persona në Montreal të Kanadasë sulmuan një femër shtatzënë muslimane dhe tentuan ti heqin shaminë me dhunë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së bërë nga zëdhënësi i policisë në Montreal, Abdullah Emran, theksohet se një femër muslimane ku emri i saj nuk bëhet i ditur, teksa priste në rajonin Galeries D’Anjou për të marrë fëmijët e saj nga shkolla është përballur me sulmin e dy personave që i kanë ardhur nga mbrapa.
Zëdhënësi i policisë Abdullah Emran ndër të tjera ka theksuar se sulmuesit teksa kanë tentuar ti heqin shaminë gruas e cila theksohet se ka qenë shtatzënë e kanë rrëzuar në tokë atë pasi ajo ka shfaqur rezistencë. Abdullah Emran duke vënë në dukje se sulmi është kryer shpejtë për një kohë të shkurtër, ka kërkuar gjithashtu ndihmën e banorëve përreth për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe ka theksuar se do të vëzhgojnë edhe pamjet filmike të marra nga kamerat përreth zonës.
Ndërsa kryetari i Shoqatës së Muslimanëve për një Quebec Laik (Association of Muslims for a Secular Quebec), Haroun Bouazzi në një deklaratë me shkrim i ka bërë thirrje kryetarit të Bashkisë së Montreal, Denis Coder dhe policisë që të kryejnë detyrën e tyre.
Kryetari Bouazzi ka pohuar se: “Shpresojmë se kryetari i Bashkisë do ti marrë seriozisht këto sulme të urrejtjes të cilat janë në rritje”, ndërsa për policinë ai ka shtuar se” “Policia e Montrealit duhet të gjejë menjëherë autorët e këtij sulmi. Do ta ndjekim këtë çështje”.