Site icon PORTALB

Shilegov: Baxhanaku i Mijallkovit në krye të Komisionit për Unifikim të Politikës Ndëshkuese

Petre Shilegov

Petre Shilegov

Jovan Ilievski, baxhanaku i Sasho Mijallkov dhe prokuror për krim të organizuar, është i zgjedhur për kryetar i Komisionit për unifikimin e politikës ndëshkuese, me propozim të prokurorit publik, Marko Zvrlevski, ka informuar sot para gazetarëve, deputeti i LSDM-së Petre Shilegov.

“Kjo është skandal në vete. Argumentet dhe faktet nga projekti “E vërteta për Maqedoninë”,  tregojnë se në çfarë janë të përzier Ilievski dhe Zvrlevski. Për atë edhe është formuar Prokuroria Speciale e cila do të merret me përmbajtjet kriminale që dalin nga materialet e përgjuara. Për atë, baxhanaku i Mijallkovit, Ilievski nuk ka asnjëfarë të drejte morale, e as kredibilitet as për funksionin për të cilin e kryen, por as për unifikimin e politikës ndëshkuese”, tha Shilegov.

Ai thotë se bëhet fjalë për “zgjedhje skandaloze familjare” me urdhër të Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit, ndërkaq vjen pasi është zgjedhur Këshilli i këtij Komisioni kur opozita ka qenë jashtë Parlamentit, në fund të muajit gusht.

“Ajo e tregon se sa është frika nga përballja me përgjegjësinë për atë se çfarë kanë bërë në 9,5 vitet e fundit. Gruevskit dhe Mijallkovit askush nuk mundet t’u ndihmojë, as baxhanaku as kumbari”, ka thënë Shilegov.

Exit mobile version