Futbollistët në Siri , “viktima” të luftës
Mbrojtësi dhe sulmuesi nga ekipet Hurrije dhe Itihad të Ligës së parë të Sirisë janë duke ëndërruar ditët kur do të kthehen në ditët e vjetra, raporton Anadolu Agency (AA).
Në qarkun Elbeyli të Kilis-it që gjendet në juglindje të Turqisë gjendet një “qytet konteiner ” ku strehohen 24 mijë persona, këtu jetojnë refugjatë nga çdo shtrese.
Në këtë “qytet” gjenden avokat, mësues, të rinj, pleq, por edhe 2 futbollistë nga Siria. Sulmuesi nga ekipi Hurrije Muhammed Jusuf dhe mbrojtësi nga ekipi Itihad Munzir Abdullah ëndërrojnë ditët kur do të kthehen në vendin e tyre.
Sportistët të cilët kanë histori të ndryshme, pjesën më të madhe të ditës e kalojnë duke luajtur me top gome në tokë. Që të rrinë në formë sportistët bëjnë mocione, nga kohë në kohë dredhitë e futbollit i ndajnë me fëmijët.
– “Futbolli nuk jeton atje ku ka luftë”-
Futbollisti 21 vjeçar i ekipit Hurrije, Muhammed Jusuf në deklaratën e tij për AA tha se në kamp kanë arritur me familjen para 2 viteve. Jusuf theksoi se para se të niste lufta në vend ishte treguar si një ndër “lojtarët të rëndësishëm” dhe se me nisjen e luftës jeta e tyre ka hyrë në rrezik.
Ai tregoi se pas të përkeqësimit të kushteve të jetesës para 2 viteve e kanë braktisur Halepin dhe kanë arritur në Kilis dhe shtoi se: “Futbolli nuk jeton atje ku ka luftë. Sepse futbolli është vëllazëri, dashuri, respekt dhe pedantizëm. Kurse tani në Siri nuk ka asnjë bukuri që është pjesë e futbollit. Për këtë shkak vendosa që ta mbaroj jetën time të futbollit.”
Jusuf gjithashtu tregoi se një mirëbërës i kishte dhuruar atlete, deri në atë moment stërvitjet i ka bërë me pantofla dhe nëse i jepet seancë ai do të kontribuojë për sportin në Turqi.
– “Nuk kishim fuqi më dhe ikëm”-
Futbollisti 26 vjeçar i ekipit Itihad, Munzir Abdullah tha se e kanë braktisur Halepin para 2 viteve dhe gati se përafërsish 3 vjet ka dëshirë të kthehet në futboll.
Abdullah tha se në moshën kur është duhur të shkoj në ushtri ka nisur lufta dhe për këtë shkak nuk ka dashur të jetë ushtarë dhe theksoi: “Prita një kohë, por më pastaj nuk kishim fuqi më dhe ikëm. Në vend që të jem luftëtar i Asadit unë preferova ti jap fund jetës së futbollit dhe të jem refugjatë. Shpresoj se së shpejti paqja vjen në vendin tonë dhe ne vazhdojmë të luajmë futboll”.
Abdullah gjithashtu theksoi se nuk ka patur mundësi të luajë kundër Muhammed Jusuf-it në kohët kur kanë luajtur futboll, por tani për të mbetur në formë stërviten së bashku.
– Së shpejti do të kenë objekt sportiv-
Prefekti i qarkut Elbeylu, Gülhani Ozan Sarı theksoi se ky “qytet konteiner” është ndërtuar në mënyrë moderne dhe se me përkushtimin e të gjithë personelit janë duke ofruar shërbimin më të mirë 24 mijë personave që gjenden në kamp.
Sari tha se janë duke realizuar punime të cilat do ti përmirësojnë cilësinë jetësore të refugjatëve dhe në këtë kontekst kanë nisur me punime që të ndërtojnë një objekt sportiv.
Sari theksoi se me ndërtimin e objektit do nisin së shpejti dhe se: “Shpresojmë që pas një kohe shumë të shkurtër të nisjes së ndërtimit të objektit, do të jetë i gatshëm të shërbej. Mendoj se më së shumti vëllezërit tanë futbollist do të jenë të kënaqur me ndërtimin e këtij objekti. Pas ndërtimit të objektit vëllezërit tanë do të kenë mundësi të bëjnë sport dhe ti mësojnë fëmijët të luajnë futboll, ta duanë futbollin dhe të mësojnë kulturën e futbollit.”