Site icon PORTALB

Hetimi ndërkombëtar ndaj CEZ, Sali Berisha: Sqarim!

Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi hetimin ndërkombëtar të ÇEZ dhe tërheqjes së tij nga votimi në parlament gjatë ditës së djeshme.

“Nuk ka asnjë tërheqje nga kërkesa ime për hetim ndërkombëtar për mega-aferën korruptive të marrëveshjes Rama – Meta – ÇEZ,” – thekson Berisha.

“Kam qenë inisiatori për ndërmarrjen e këtij hetimi dhe do të bëj çdo gjë që kam në dorë për këtë hetim”

“ Të gjitha zhvillimet dëshmojnë se kërkesa ime është e drejte dhe jetike për zbardhjen e një afere korruptive të marrëveshjes me ÇEZ, të firmosur në kulisa nga Edi Rama, që ju kushton qytetarëve shqiptarë 1200 euro secilit, si dhe të lidhjeve të DIA-s me ÇEZ, Ilir Metën që ju kushton qytetarëve shqiptarë 135 milionë euro”

“Mungesa ime dje në votim kishte shkak të vetëm një keqkuptim timin mbi procedurën dhe mënyrën e votimit pasi mazhoranca në mbledhjen e konferencës së kuvendit me absurditet e kishte cilësuar projektligjin si organik, pra që duhet të votohet me 3/5.”

“Të gjitha komentet e papagajve të qeverisë, të dëshmitarëve të saj të rremë që nxijnë me praninë e tyre në studiot televizive por dhe të eklektikëve dhe relativistëve pra kripto-avoketërve të qeverisë janë absolutisht pa baza.”

“Duke dënuar dhe një herë përpjekjen e Edi Ramës për t’i shpëtuar gjykimit ndërkombëtar për marrëveshjen që kushtoi 1200 euro çdo qytetari shqiptar pohoj dhe njëherë se:

“Unë kam konsideruar dhe konsideroj hetimin ndërkombëtar për dosjen e ÇEZ nga alfa tek omega e saj, jetike për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe do bëj gjithçka për realizimin e tij!”

Ishte ky reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, në profilin e tij Facebook, në lidhje me hetimin ndërkombëtar ndaj CEZ dhe votimit të djeshëm në parlament.

Exit mobile version