Site icon PORTALB

Koha është e shkurtër për ta pastruar Listën Zgjedhore

Vetëm me organizim të mirë mund të arrihet pastrimi i Listës Zgjedhore deri në zgjedhjet e parakohshme të prillit të 2016-tës, por duhet të merret parasysh se do të ketë pengesa, kështu që afatet janë shumë të shkurtra, njofton REL.

Deri sa ende është e hapur çështja se si do të pastrohet Lista Zgjedhore, ndërkaq në tavolinë janë dy opsione, ai për vërtetimin në terren dhe për regjistrimin aktiv, ambasadorja e OSBE-së në Maqedoni Nina Suomalajnen vlerëson se edhe ka pak kohë deri te zgjedhjet, ekziston mundësi për përmirësim të Listës.

“Unë nuk do të marr qëndrim në lidhje me çështjen, por gjithashtu me riorganizim të mirë dhe me rishikim të Listës Zgjedhore ashtu siç është tani dhe me ndihmën e ekspertëve është e mundur që të përmirësohet Lista, të largohen gabimet dhe të mos ketë persona nga dy herë të regjistruar. Nëse përgatitjet fillojnë tani, është shume e mundur që të mbarojë në kohë para zgjedhjeve”, thotë Suomalajnen.

Afati përfundimtar për ndryshimet në lidhje me procesin zgjedhor është 6 tetori, pra grupeve punuese u mbeten vetëm 4 dit që të merren vesh mes vete në lidhje me procesin zgjedhore, por gjithashtu edhe për mënyrën e pastrimit të Listës Zgjedhore. Sipas profesorit, Temelko Risteski, deri në zgjedhjet e 24 prillit, ka kohë për t’i rregulluar punët, por vetëm në kushte të organizuara mirë, që sipas tij, i mungojnë shtetit.

“Mund të përfundojë, megjithatë, për fat të keq njerëzit nuk janë të atillë, do të ketë pengesa, do të ketë minime të ndryshme të punës me qëllim që të arrijnë interesa të caktuara te pjesëmarrësit në garën për fitim të votave në partitë politike dhe grupeve tjera, kështu që koha prej disa muajve, aq sa kanë ngelur deri në prill, deri kur do të duhet që të mbarojnë punimet, mendoj që është e shkurtër”, thotë Risteski.

Përveç pastrimit të Listës Zgjedhore, grupet punuese do të duhet të merren vesh edhe për votimin e diasporës, prezantimin nëpër mediume gjatë kohës së zgjedhjeve, ndarjen e partisë pushtetare nga shteti, financimi i fushatave dhe disa çështjeve tjera.

Në një intervistë ambasadorja e OSBE-së thotë që pa marrë parasysh që ndërrohet, ndryshimi nuk duhet të ndodhë menjëherë para zgjedhjeve.

“Thjeshtë duhet të ketë një vjet, por patjetër që në disa shtete është e mundur që ajo të realizohet edhe për 6 ose 8-9 muaj para zgjedhjeve. Në kushte normale me rëndësi është që kur të afrohet zgjedhjet të dihen se cilat janë ligjet, cilat janë procedurat për zbatimin e zgjedhjeve etj. Gjithashtu , parim i rëndësishëm është edhe pavarësimi dhe neutraliteti i institucioneve të cilat i realizojnë zgjedhjet, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për nacionale apo lokale”, thotë Suomalajnen, kur në bisedën flet për misionin e OSBE-së dhe ODIHR-së për zgjedhjet e ardhme, marrëdhëniet ndëretnike edhe valën e refugjatëve.

Exit mobile version