Pas njoftimit se është uzurpuar fusha sporitve në Fushë Topane të Komunës së Çairit ka reaguar OJQ Duam Çair të Pastër.
Sot pas namazit të xhumasë, në ora 13:30 do të organizohet tubim te fusha e rinisë në Fushë Topane nga ana e organizatës joqeveritare Duam Çair të Pastër (DÇP).
“Ju ftojmë të na bashkangjiteni për ta shprehur revoltën tonë rreth ndërtimeve të cilat tani më e ngufasin mjedisin ku jetojmë. Ne jemi me rininë e Fushë Topanes, të cilët reaguan në mënyrë shumë dinjitoze duke thënë qartë se ajo fushë është e tyre dhe se aty nuk lejohet asnjë ndërtim nëse ky ka qenë qëllimi”, thuhet në njoftimin e DÇP-së.