Site icon PORTALB

​1500 policë të gatshëm për të mbajtur rendin gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi

Serbi-Shqipëri

Droni në ndeshjen Serbi - Shqipëri

Pas incidenteve që ndodhën në stadiumin e partizanit në ndeshjen Serbi – Shqipëri, Federata shqiptare e futbollit, është duke marr masa në mënyra të ndryshme që të evitohet ndonjë incident në Elbasan Arena.

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, ka deklaruar se 1500 forca do të jenë të angazhuara në terren për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

“Do të angazhohen 1500 forca policie. Kemi organizuar punën për mbarëvajtjen e takimit. Masat janë shtuar nisur edhe nga incidentet ne takimin Serbi-Shqipëri”.

“Nuk do të ketë një polic në çdo ballkon siç është përfolur. Por në ballkone do jenë vetëm familjarët. Policia ka identifikuar të gjithë banorët dhe nuk do lejohet askush tjetër në shtëpitë e tyre”, ka theksuar Loka.

Exit mobile version