Kur xhelozia nuk varet nga bukuria

Behet fjale për një ndjenje te pakontrollueshme, qe nuk ndalohet vetëm duke pare pamjen e jashtme. Sipas një studimi i drejtuar para disa vitesh, xhelozia ka origjine nga disa zona cerebrale te ndryshme ne femra dhe meshkujt.

I njëjti faktor qe ndez këtë gjendje shpirtërore provokohet nga shkaqe tërësisht te ndryshme mes dy gjinive, tek meshkujt xhelozia është me se shumti i tipit seksual, dhe lind nga nevoja e “sigurisë” prandaj meshkujt bëhen xheloz nga një tradhti fizike nga partnerja e tyre, dhe jo nga ai i ndjenjave. Xhelozia nga pikëpamja e femrave është e lidhur, ne te kundërt, me shume një çështje emotive, femrat nuk durojnë dot idenë qe partneret e tyre mund te kenë ndjenja për një femër tjetër, kjo do te kërcënonte sigurinë e prezencës mashkullore ndaj vetes se saj.

Për te konfirmuar këtë hipoteze është një studim i fundit i bere ne Universitetin La Sapienza ne Rome ne një kampion rreth 300 te intervistuarish, femra dhe meshkuj, te cilëve i është kërkuar nëse lloji i xhelozisë te cilët ishin “infektuar”afrohej me shume me lidhjen seksuale apo te ndjenjave. Rezultoi se 95% te femrave, nuk mund te duronin se partneri i tyre mund te dashurohej me një femër tjetër, ndërsa 43% nuk e ka pranuar këtë hipoteze. 65 % e meshkujve, ne te kundërt, ndjehen shume xheloz kur mendojnë se një lidhje e llojit seksual mes partneres se tyre dhe një mashkulli tjetër, ndërsa 32% e femrave ndjehen te bezdisura ndaj te njëjtit supozim.

Prandaj, te bukura apo te shëmtuara, te famshme apo jo, xhelozia është një ndjenje njerëzore dhe shume e zakonte qe ndonjëherë fsheh pasigurinë dhe vetëvlerësimin e ulet, por ne shume çifte është shume e rëndësishme. Sepse duhet ta pranojmë, nëse nuk ka pak xhelozi, çfarë dashurie është!

Lajme të ngjashme

Back to top button