Ekspertët: Ekipi i Janevës nuk do ia dalë me sukses
Zgjedhja e ekipit të prokurorëve nga ana e prokurores special Katica Janeva, ka nxitur komente kritike te ekspertët se ata do të mund të procesuojnë ndonjë lëndë, transmeton Portalb.
Sipas profesorit Gordan Kallajxhiev, ka disa punë të çuditshme në këtë përzgjedhje.
“E para, shihet se ata kanë prapavijë politike, disa janë prokurorë proqeveritar disa janë kundër. Ajo, në thelb, ka bërë dy ekipe. Tash ka dy ekipe pa lider. E dyta, numri i madh i prokurorëve jep përshtypjen se do të punohet në diçka. Gjithashtu, Janeva paralajmëroi se hetuesi do të zgjedhen në tetor, që është anulim. Kontestues është edhe momenti prej 18 muajve për procesuimin e ndonjë lënde. Pse ka nevojë për afate? A do të mund të bëhet diçka brenda kësaj periudhe?- thotë Kallajxhiev për “Meta”.
Profesoresha Mirjana Najçevska konsideron se14 prokurorët e rinj ndihmës të Janevës, janë vetëm edhe një argument shtesë se nuk duhet të pritet asnjë sukses në rastet me bisedat e përgjuara.
“Përzgjedhjen që e ka bërë Janeva ngre dyshimet që diçka me të vërtet do të zgjidhet.Mendoj se kjo punë është shumë seriozë. Nuk kanë qenë të kyçur ekspertë ndërkombëtarë, nuk ka asnjë kriterium për zgjedhjen e prokurorëve, për shembull, përvojë, njohuri dhe mosangazhim në rastet e montuara politike për të cilat ka pasur reagime nga qytetarët”, thekson Najçevska./PORTALB
LEXO: Çfarë dihet për ekipin shqiptar të prokurores speciale?