Site icon PORTALB

Propozim buxheti për vitin 2016 para Këshillit Buxhetor të Parlamentit

Denarë

Këshilli buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot në seancë do të debatojë për Propozim ­ Buxhetin e shtetit për vitin 2016, të cilin e miratoi Qeveria.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski javën e kaluar duke e elaboruar Propozim ­ buxhetin për vitin 2016, theksoi se karakteristikat e tij kryesore janë zvogëlimi i deficitit buxhetor prej 3,6 për qind këtë vit në 3,2 për qind vitin e ardhshëm dhe rritjen e mjeteve për pensione, asistencë sociale dhe investime kapitale, me qëllim që të nxitet komponenti zhvillimor i buxhetit.

“Bëhet fjalë për buxhet i cili mbështetet në dy shtyllat kryesore si politika të cilat i kemi pasur edhe në periudhën e kaluar, ndërsa ai është përmes shumës së lartë të investimeve kapitale ta ndihmojmë zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë, ndërsa nga ana tjetër të sigurojmë stabilitet veçanërisht për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve dhe mbrojtjen e standardit të tyre jetësor përmes rritjes përkatëse të mjeteve të cilat dedikohen për pensionistët dhe për personat që marrin asistencë sociale”, tha Stavreski.

Shpenzimet e përgjithshme, sipas propozimit, janë projektuar në 195.788 milionë denarë, të cilat janë për 4,7 për qind më të larta se ato në vitin 2015, ndërsa të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 176.804 milionë denarë ku ka rritje për 6 për qind në raport me vitin 2015. Në anën e të ardhurave pritet të ardhurat tatimore të kenë rritje prej 6,5 për qind dhe të jenë 101.531 milionë denarë, ato të pa tatimuara planifikohen në 9.633 milionë denarë dhe janë për 519 milionë më shumë, ndërsa kontributet të kenë rritje prej 4,2 për qind dhe të jenë 49.187 milionë denarë.

Te shpenzimet, krahas mjeteve të parapara për pensione dhe asistenca më të mëdha sociale, janë paraparë mjete më të larta për 3,3 për qind për pagat apo 25.906 milionë denarë, për mallra dhe shërbime janë projektuar 19.618 milionë denarë apo 3,5 për qind më shumë se në vitin 2015, janë siguruar mjetet për zgjedhjet e prillit të vitit 2016, si dhe për transferta.

“Shpenzimet kapitale janë projektuar në 25.092 milionë denarë të cilat janë për 12,9 për qind më shumë se ato në vitin 2015”, tha ministri i Financave.

Rritja e ekonomisë pritet të jetë 4 për qind të BPV-­së, ndërsa inflacioni 2 për qind. Bartësit e rritjes, siç tha, do të jenë ndërtimtaria, industria dhe eksporti neto, njofton MIA.

Exit mobile version