Site icon PORTALB

Mbi dhjetëra nxënës dhe profesor shqiptar helmohen në Shkup

Mbi dhjetëra nxënës dhe profesor helmohen në Shkup (Foto Arkiv)

Dhjetëra nxënës dhe profesor shqiptar janë helmuar nga një gaz i panjohur që u ka shkaktuar dhimbje të mëdha nëpër trup, dhe probleme me frymëmarrjen. Incidenti ka ndodhur sot pasdite në shkollën e mesme Ekonomike që ndodhet në lagjen Veri të Shkupit, që i takon komunës së Butelit.

Për shkak të gjendjes alarmante, menjëherë janë thirrur ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë transportuar nxënësit dhe profesorët në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, siç njofton Zhurnal.

Momentalisht para shkollës ka prind të revoltuar dhe kërkojnë përgjegjësi nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe partitë politike shqiptare, se si është e mundur që të helmohen nxënësit shqiptar.

Exit mobile version