Site icon PORTALB

Ministri i Jashtëm saudit nuk përjashton mundësinë për operacione ushtarake në Siri

Adel al-Jubeir

Ministri i Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, tha të martën se në mungesë  të zgjidhjes politike për konfliktin katër vjeçar, operacionet ushtarake mund të paraqiten opsion për të rrëzuar presidentin sirian Bashar al-Assad, raporton Anadolu Agency (AA).

Lufta shkatërruese qytetare në Siri ka hyrë në vitin e pestë dhe deri më tani ka marrë jetët e më shumë se 250,000 njerëzve, shifra këto të publikuara nga Kombet e Bashkuara, duke e  shndërruar këtë shtet në burimin më të madh të refugjatëve dhe personave të zhvendosur.

Në një prononcim për gazetarët në selinë e OKB-së në New York, al-Jubeir ka paralajmëruar se opsioni ushtarak do të ishte shkatërrues, mirëpo siç tha i mbetet Asadit të vendosë nëse do ti përmbahet hartës politike të përpiluar nga disa shtete në vitin 2012.

Në bazë të të njëjtës, Asadi duhet të largohet nga pushteti dhe ti lë vendin një qeverie kalimtare.

Ministri i Jashtëm saudit tha se Ushtria e Lirë Siriane dhe grupet e armatosura opozitare të moderuara do të gëzojnë përkrahjen e tyre.

Ai e përshkroi Iranin si një “forcë okupuese” në Siri duke theksuar se nuk mund të arrihet zgjidhje për konfliktin, pa tërheqjen paraprake të milicisë së Hezbollahut dhe militantëve tjerë Shia.

Sidoqoftë,  Al-Jubeir nuk përjashtoi mundësinë për negociata të mundshme me Iranin.

Ai kritikoi Iranin dhe Rusinë për përkrahjen e tyre të vazhdueshme për Asadin, e cila po zbehë shpresat për zgjidhje politike.

Exit mobile version