Site icon PORTALB

Karadziç: Nuk kemi frikë për jetën në Shqipëri

Tomislav Karaxhic

Drejtuesit e Federatës Serbe të Futbollit nuk u druhen trazirave të mundshme në sfidën Shqipëri – Serbi, që do të zhvillohet në Elbasan Arena më 8 totor. Kreu i qeverisë së futbollit serb, Tomislav Karaxhic, kujtoi se në tribunën Vip të impiantit të Elbasait do të jetë edhe kryemistri i Serbisë Aleksander Vucic, cka do të thotë se masat e sigurisë do të jenë ektreme.

“Nuk ka arsye pse të kemi frikë, bashkë me ne do të jetë edhe kryeministri Vucic. Prania e tij na jep më shumë siguri.”

Mediat serbe kanë raportuar se Karaxhic ka kërkuar që delegacioni i Serbisë të shoqërohet nga 5 ose 6 inspektorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por numri një i futbollit serb shprehet i bindur se gjithcka do të jetë në rregull.

“Duke lënë menjanë shakatë, kemi patur një bisedë me përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe kemi rënë dakord për gjithcka. Askush nga ne nuk duhet të ketë frikë për jetën. Edhe autoritetet shqiptare na kanë siguruar se gjithcka do të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresoj të shijojmë një ndeshje të bukur futbolli.”

Exit mobile version