Site icon PORTALB

Rikthehen ndeshjet e Kupës së Maqedonisë

Pamje nga ndeshja Bregallnica - Shkupi 1-2

Pamje nga ndeshja Bregallnica - Shkupi 1-2

Sot me fillim në orën 15:30, do të zhvillohen ndeshjet e para të tetës së finales të vlefshme për Kupën e Maqedonisë. Mbrojtësi i titullit, Rabotniçki është mysafire e Gostivarit, ndërsa kampioni në fuqi Vardari do të përballet me Pelisterin.

Skuadrat tetovare Shkëndija dhe Renova për kundërshtarë kanë Metalurgun gjegjësisht Sileksin, ndërkaq Shkupi është mysafire e Bregallnicës në Koçani, ekipi i Vëllazërimit në Kërçovë do të takohet me Mladost CD. Ju njoftojmë me të gjitha dyshet ku takohen:

Shkëndija – Metalurgu
Makedonija Gj.P – Lubanci
Vëllazërimi – Mladost CD
Renova – Sileksi
Gostivari – Rabotniçki
Horizont Turnova – Skopje
Bregallnica – Shkupi
Vardari – Pelisteri

Exit mobile version