Site icon PORTALB

Krizë për ekipet angleze, Barcelona fiton në fund

Festa e Suarez pas golit të shënuar

Festa e Suarez pas golit të shënuar

Ekipi i Barcelonës e ka siguruar fitoren vetëm për dy minuta. Gjiganti katalunas edhe pse ishte në disavantazh 0:1 në shtëpi nga Bayer Leverkuseni i Admir Mehmedit, por e riktheu rezultatin brenda dy minutash, me golat e vonshëm nga Sergi Roberto (80’) e Luis Suarez (82’).

Ndërkaq, gjermanët kishin shënuar me Kyriakos Papadopoulos. Për Barcelonën, kjo ishte fitorja e parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pas barazimit me Romën.

Arsenali u mposht 2:3 në shtëpi nga Olympiakosi i Pajtim Kasamit, kurse Chelsea u mund 2:1 nga Porto. E Bayern Munichu e mundi Dinamo Zagrebin e Arijan Ademit me plot gola, rezultati përfuindimtarë ishte 5:0, ndërsa Roma u mund 3:2 nga BATE Borisov.

Grupi E

BATE Borisov – Roma 3:2

Barcelona – Bayer Leverkusen 2:1

Grupi F

Arsenal – Olympiakos 2:3

Bayern Munich – Dinamo Zagreb 5:0

Grupi G

Porto – Chelsea 2:1

Maccabi Tel Aviv – Dynamo Kyiv 0:2

Grupi H

Lyon – Valencia 0:1

Zenit St. Petersburg – Gent 2:1

Exit mobile version