Site icon PORTALB

Disa emigrantë në Danimarkë gënjejnë se janë të krishterë për të fituar azil

Refugjat

Disa emigrantë që vijnë në Danimarkë nga Irani dhe Afganistani japin të dhëna të pa vërteta se janë të krishterë për të fituar azil në këtë vend skandinav, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thekson “Kristeligt Dagblad”, Këshilli për ankesa të refugjatëve vërejti se disa azilkërkues në këtë vend kanë tentuar të japin të dhëna jo të vërteta për sa i përket besimit të krishterë që më lehtë të fitojnë azil.

Disa emigrantë, kryesisht nga Irani dhe Afganistani, pohojnë se janë të krishterë ndaj edhe diskriminohen, në bazë të së cilës kërkojnë azil në Danimarkë.

Sipas të dhënave të Këshillit për ankesa të refugjatëve, deri tani janë vërejtur gjashtë raste të tilla në këtë vend.

Exit mobile version